ASH-ja zgjodhi kryetarin e degës për Tetovën, ja kush është

Pëllumb Vela do të jetë kryetari i ri i degës së Tetovës pas votimeve të sotme të kuvendit të Tetovës.

Kuvendi i Degës së Aleancës për Shqiptarët sonte mbajti mbeldhjen e radhës në të cilën u zgjodh kryetari i ri i degës, pas zgjedhjeve që ishin mbajtur në pjesën më të madhe të nëndegëve. Me votim të fshehte mes dy kandidatëve, Pëllumb Vela dhe Halid Matoshi, kuvendarët me shumicë votash, për Kryetar të Degës së Tetovës zgjodhën Pëllumb Velën.

Punimet e kuvendit i ndoqi nga afër edhe Kryetari i ASh-së, Arben Taravari, i cili në një fjalë përmbyllëse uroi kuvendarët, pjesëmarrësit në garë dhe kryetarin e zgjedhur, si dhe bëri thirje për mobilizim masovik me qëllim që Aleanca për Shqiptarët të rikthehet në forcën kryesore politike në Tetovë.