ASh-ja kërkon dorëheqjen e kryetares së qytetit Shkupit, Danella Arsovskës

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas problemeve të transportuesve privat në Shkup. Nga ASh thonë se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po bëhet e dëmshme për të gjithë shkupjanët ndërsa si rrjedhojë kërkojnë dorëheqjen e saj.

“Pas largimeve padrejtësisht nga puna të të punësuarve në ndërmarrjet publike, tani ka bllokuar edhe transportin publik duke goditur transportuesit privat dhe të gjithë qytetarët e Shkupit. Do të bënim thirrje për të zgjidhur problemin, por Arsovska tanimë ka dëshmuar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj, kështu që zgjidhjen e vetme për të gjitha problemet e shohim te dorëheqja e saj e menjëhershme”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASh-së.