ASH-ja cakton mbledhjen e Kuvendit të Partisë të Shtunën, caktohet vendi dhe ora – këto janë pikat e rendit të ditës!

Aleanca për Shqiptarë ka caktuar datën 10 Shkurt dhe restorant Bushin në Shkup si vend ku do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Partisë.

“Në bazë të nenit 65 dhe nenit 100 pika 1, poashtu duke u bazuar në Vendimin e kryetarit të Kuvendit (74-02/2024, datë 03.02.2024) ju ftoj të merni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Partisë që do të mbahet më datë 10.02.2024 (e Shtunë) në ora 13:00 në sallën e konferencave të Restorant Bushi Resort në Shkup” – thuhet në ftesën e ASH-së.

Në ftesën që kryetari i KQ-së i ka bërë anëtarëve shkruhet që në rend të ditës ka dy pika:

Raport i Kryetarit të Partisë rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme Presidenciale dhe Parlamentare.
Shqyrtimi i Vendimit të Kryesisë Partisë ( që mban datën 24.10.2023) rreth daljes së Partisë në zgjedhjet parlamentare.