Udhëheqësia e Aleancës për Shqiptarët sot, më 19.06.2024, mbajti një takim ku u diskutua për përzgjedhjen e kuadrove për qeverinë e ardhshme dhe njëzëri zgjodhën kandidatët për zëvendësministra në qeverinë e re, të cilët duhet të miratohen nga Kuvendi i RMV-së.
Udhëheqësia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që Elfete Ismaili të jetë kandidate për zëvendësministre e Mbrojtjes, ndërsa Flakron Bexheti të jetë kandidat për zëvendësministër i Bujqësisë.
Në diskutim u theksua se anëtarët e zgjedhur të Aleancës për Shqiptarët në qeverinë e ardhshme, në kuadër të VLEN, do të reflektojnë ndryshimin e shumëpritur, do të jenë në krye të detyrave të tyre dhe në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rruga evropiane e vendit dhe rritja ekonomike dhe mirëqenia e qytetarëve janë shtyllat kryesore të qeverisë së ardhshme.