ASH e gatshme ta mbështesë Kasamin, Lëvizja Besa nuk ka guxim të thëret kundër BDI-së në komunat tjera

Aleanca për Shqiptarët e para ka shprehur gadishmërinë për mbështetje të ndërsjellë të kandidatëve të kësaj partie dhe Lëvizjes Besa në komunat ku përballen me kandidatët e BDI-së. Menjëherë pas shpalljes rrezultateve eksponentë të ASH-së kanë shprehur hadishmëri për të votuar Bilall Kasamin dhe Blerim Sejdiun, por kur kërkuan që të njëjtën ta bëjë edhe Lëvizja Besa në komunat e tjera ku garon ASH, nga partia e Bilall Kasamit nuk pati asnjë përgjigje. Nga kjo parti duket se nuk janë të gatshëm që të japin BDI-në dhe të mbështesin kandidatët e opozitës shqiptare. Kjo ka irrituar anëtarësinë e ASH-së të cilët dyshojnë në sinqeritetin e Lëvizjes Besa për betejë kundër BDI-së. Këto qëndrime të Besës ngrenë dyshime edhe për qeverisjen eventuale të Kasamit në Tetovë ku duket që përgaditet bashkëqeverisje me BDI-në.