ASH dhe AAA kundër Pendarovskit: Nuk e hapët gojën për proceset e montuara ndaj shqiptarëve

Partitë opozitare shqiptare kanë reaguar ndaj deklaratave të presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se mbështet rigjykim të procesit për ngjarjet e 27 prillit.
Nga ASH dhe AAA thonë se është e papranueshme tendenca e presidentit për të ndërhyrë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në gjyqësor, aq më shumë për një rast i cili duhet të jetë mësim për të ardhmen.

“Është e papranueshme që presidenti i një shteti anëtar në NATO të merr shembull sistemin jugosllav të drejtësisë. Qëndrimet e fundit të presidentit Stevo Pendarovski për procesin gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit janë në kundërshtim të plotë me të gjitha zotimet e tij të deritanishme për shtet të drejtë për të gjithë qytetarët, për drejtësi, rend kushtetues dhe siç pati thënë ai, mos amnestimin e asnjë kr*imineli. I nderuar Pendarovski, Ju nuk hapët gojën asnjëherë për rastet e montuara sidomos ndaj shqiptarëve, e në veçanti kur u v*ra një fëmijë si Almiri dhe u lirua një kr*iminel si Boban Iliqi”.

“Është e papranueshme kur Ju si president bëheni pjesë e debatit për falje të te*rroristëve të 27 prillit, rikualifikim të veprës ose lojëra të ngjashme si ato që pamë kur u amnistuan një pjesë prej tyre. Çdo rikualifikim i veprës së dhu*nuesve do të nënkuptonte edhe rikualifikim i be*tejës tonë kundër regjimit të atëhershëm të cilin e lu*ftuam të gjithë. Deklaratat e fundit vetëm se forcojnë dyshimet e opinionit se dikush në hierarkinë shtetërore dhe qeveritare vazhdon të bashkëpunojë dhe t’i zgjasë dorën atij regjimi, gjysma e së cilës edhe ashtu është pjesë e Qeverisë aktuale”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Gjithashtu ata thonë se skandaloze është edhe “marrja shembull e një figure si Aleksandër Vuçiçi, që ka pasur gisht në të gjitha gjakderdhjet në Ballkan si ish ministër pro*pagandë e Millosheviçit, kundërshtar i NATO-s dhe sot ngulfatës i demokracisë dhe opozitës në vendin e tij”.