ASH: Dënojmë vendosjen e Kryqit në Kodrën e Diellit

Aleanca për Shqiptarët reagon pas vendosjes së Kryqit në Kodrën e diellit ato thonë se vendosja e Kryqit 15 metra të lartë në Kodrën e diellit në këtë vend turistik , në pragun e sezonit turistik përbën provokim dhe polarizim krejtsisht të panevojshëm.

“Një Kryqëzimi i vendeve të tilla na e rikujton kohën e regjimit të Gruevskit dhe fushatën tij për të nxitur urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike, kohë më parë e cila krijoj ndarje dhe tendencë për të ortodoksuar vendin në masë të madhe, duka ra ndesh me diversitetin kulturor, etnik dhe fetar ne vendin tonë.

Kërkojmë nga Komuna e Tetovës dhe Billall Kasami si dhe shefi i Inspektoriatit Sedat Supejmani të mbajë përgjegjësi për këtë skandal, njeherit të japë përgjigje se ky kryq i vendosur a ka leje nga Komuna e Tetovës, nëse nuk ka të përgjigjet përse i njejti është lejuar të ndërtohet nga inskpektoriati i Komunës së Tetovës, dhe përse nuk janë ndërprerë punimet deri me tani” thuhet në deklartaën e ASH-së.

Ato shtuan se vendosja e një kryqi në qendër të skijimit, përballë vilave ku 80% e pronarëve janë shqiptarë, ka shpallur një polemikë të patolerueshme.