ASH: ASK në kundërshtim me ligjin ka bllokuar 20.000 kërkesa për shtetësi

Aleanca për Shqiptarë ka reaguar ndaj punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare duke theksuar se ne kundërshtim me Ligjin kanë bllokuar mbi 20 000 qytetarë në realizimin e së drejtës së tyre themelore për shtetësi, nga e cila varen shumë të drejta tjera njerëzore, si arsimimi, puna dhe shëndeti.

“Një Zot e di edhe sa mijëra qytetarë tjerë kanë hequr dorë ndër vite nga e drejta e tyre, përballë obstruksioneve dhe shkeljeve të së drejtave të tyre nga administrata shtetërore. Kryeministri Kovaçevski, me apo pa dashje, konfirmoi se beteja jonë për t’i dhënë fund pa shtetësisë është e drejtë dhe e domosdoshme”, thuhet në komunikatë.