ASH-AAA: Skandaloze deklaratat e Pendarovskit për “27 prillin”

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i cilëson si skandaloze deklaratat e presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se ka njohuri se çfarë është te*rrorizmi dhe problemet e sigurisë dhe se personat që hynë në Kuvend nuk janë te*rroristë.

“Mendoj se është skandal për arsye se z.Penadarovski duheshte të kërkojë që prapa gr*ilave të jenë edhe ata që organizuan ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Pendarovski nuk kishte asnjë deklaratë lidhur me rigjykimin e rastit “Monstra”, kur më herët kishim deklaratë të kryeministrit Zaev se njerëz të pafajshëm janë në bu*rgje”, tha Bujare Abazi nga koalicioni ASH-AAA.