ASH-AAA: Pasaporta ekspres për ma*fian, ndërsa qytetarët pa asnjë dokument 

Maqedonia e Veriut po bëhet shteti më tra*gjikomik në botë. Qeveria aktuale dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po bëhen ga*zi i botës dhe tm*err për qytetarët. Tani e disa javë, MPB nuk ka pasaporta për qytetarët, ndërsa gjithë botën e ka njoftuar se shtetasit tanë do të lëvizin me pasaporta të skaduara. Po bëhen tre muaj që e njëjta ministri nuk ka as targa për veturat që po regjistrohen. E për të mos mjaftuar kjo, ministria nuk ka as ekzemplarë për të shtypur patenta të shoferëve dhe të gjithë qytetarëve që aplikojnë ju jepet një vërtetim në letër. Ditëve të fundit vijnë informacione se në disa shkolla nuk ka as dëftesa për nxënësit. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ishte shteti i vetëm që në këtë periudhë për afat prej dy ose tri ditëve ka pajisur me çdo lloj dokumenti kri*minelët më të mëdhenj dhe krerët e ma*fias nga rajoni dhe bota. Por, problemi nuk përfundon me kaq.  Tani parashikohet të fillojë go*lgotë e vërtetë. Në javët në vijim pritet të arrijnë mërgimtarët, ku siç tanimë është raportuar, shumica prej tyre kanë dokumente të skaduara. Sikur në shumë raste edhe kësaj here, nga paaftësia e institucioneve, mërgimtarëve nuk u janë rinovuar dokumentet në ambasada. Tani edhe në vendlindje ata do të përballen me mungesë të dokumenteve, pajisjeve dhe me rënien e famshme të sistemit. Për këtë po ju paralajmërojmë që tani dhe do t’ju rikujtojmë kur të vijë dita. Mos thoni se fluksi ju zuri në befasi, por pranojeni se jeni të paaftë dhe të ko*rruptuar dhe se jeni vetëm në shërbim të kri*minelëve!