ASH-AAA paralajmërojnë bllokadë të Kuvendit deri në miratimin e propozim-Ligjit të Shtetësisë


Opozita shqiptare paralajmëron bllokadë të tërësishme të punës së Kuvendit deri në miratimin e propozim-Ligjit të Shtetësisë. Aleanca-Alternativa presin nga Qeveria t’i mbetet përcaktimit për miratimin e ligjit, ndërkohë që paralajmërojnë se po punohet edhe për gjetjen e alternativës për procedimin e ligjit, duke aluduar në propozimin e tij me yll të BE-së. Sipas opozitës, në mbledhjen e fundit të Komisionit parlamentar të Mbrojtjes dhe Sigurisë u vërtetua se opozita maqedonase nuk heq dorën nga bllokimi i ligjit, pas çka edhe detyrohen t’i përgjigjen veprimeve sipas tyre destruktive.