ASh-AAA nuk ka koalicion me VMRO-DPMNE-në, dalin të vetme në zgjedhjet lokale

Koalicioni Aleanca për shqiptarët-Alternativa vendosi në zgjedhjet lokale të dalin të vetëm, së paku të jetë ashtu në rrethin e parë. Për raundin e dytë, siç thonë, do të marrin vendim nëse do të lidhin koalicion me ndonjë parti tjetër.
Më parë, VMRO-DPMNE-ja tha se janë në negociata me këtë koalicion dhe se janë duke biseduar për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet që do të mbahen në tetor.

“Ne si koalicion kemi qëndrim se në raundin e parë zgjedhor do të dalim të vetëm, kurse për rrethin e dytë do të shohim se si do të jetë situata politike në çdo komunë veç e veç, pas çka do të marrim konkluzion. Por, kjo nuk është përfundimtare. Dy partitë politike nga koalicioni së shpejti do të takohen dhe nëse ka ndonjë ndryshim të këtij qëndrimi, sigurisht se do të informoheni”, tha Skender Rexhepi.