ASh-AAA mbështesin Daniella Arsovskën, kandidaten e pavarur për kryetare të Shkupit

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe i Alternativës, Bekim Sali, si dhe kryetari i degës së ASH-së Çair, Zudi Koka, realizuan një takim konstruktiv me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, Daniella Arsovska.

“Në takim u bisedua rreth ideve dhe zgjidhjeve që do të jenë pjesë e programit për kryeqytetin, si dhe u konstatua se nevojiten zgjidhje cilësore dhe efikase për Shkupin dhe të gjithë shkupjanët”, thanë nga ASh-AAA-ja.