Sipas të dhënave të fundit Komisionit Shtetëror Zgjedhor koalicioni “Tash është koha” mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alterantivës fituan 12 deputetë në 5 njësi zgjedhore.
Më poshtë emrat e deputetëve sipas njësive zgjedhore.
Në njësinë zgjedhore 1 – Skender Rexhepi nga Alternativa dhe Abdulla Saliu nga ASH-ja
Në njësinë zgjedhore 2 – Afrim Gashi kryetar i Alternativës Elmi Aziri nga ASH dhe Safije Sadiki nga AA
Në njësinë zgjedhore 5 – Në këtë njësi zgjedhore koalicioni “Tash është koha” arriti të fitojë vetëm një deputet – Syrja Rashidi
Në njësinë zgjedhore 6 – Ziadin Sela kryetar i ASH-së, Adnan Neziri – ASH, Ilire Dauti – ASH, Hysni Ismaili – AAA, Halil Snopçe – ASH dhe Artina Qazimi – ASH.