ASH-AAA: Ende s’kemi vendim për rezolutën ndaj Bullgarisë

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ende nuk kanë marrë vendim nëse do të përkrahin Rezolutën e paralajmëruar nga VMRO-DPMNE-ja, ku parashihet të vendosen linjat e kuqe në bisedime me Bullgarinë. Sekretari i ASH-së, Arben Taravari tha se ditëve në vijim koalicioni ASH-AA do të bëj të ditur vendimin përfundimtar për këtë çështje.

“Nuk kemi vendim definitiv për atë nëse do ta përkrahim atë rezolutë. Këto ditë do të ketë mbledhje kryesia e Aleancës për Shqiptarët së bashku me Alternativën. Me siguri do ta sjellim vendimin përfundimtar dhe deputetët tanë me siguri nesër ose mbasnesër do ta tregojnë vendimin definitiv në ndonjë prej pres konferencave që do të mbahet në Kuvend”, tha mes tjerash Arben Taravari, sekretar i Aleancës për Shqiptarët.