ASh-AAA: Edhe krerët fetar të bëjnë thirrje për vaksinim

Arritja deri te imuniteti kolektiv do të jetë shumë e rëndë dhe është shumë larg, ndërsa vala e katër është shumë agresive, vlerëson koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Bekim Tateshi nga Departamenti i Shëndetësisë të ASh-së tha se si koalicion janë për vaksinim, por jo me kushtëzime dhe në formën që po e bën Qeveria.Tha se një mënyrë e mirë për t’i bindur qytetarët që të vaksionohen janë edhe krerët fetar.

“Nëse doni edhe një propozim tjetër të cilin nuk e kemi analizuar deri në fund, por mendoj që është mirë politik bërësi shëndetësor të bashkëpunojnë edhe me krerët fetar. Edhe ato do të mund të japin një efort në këtë problematik që të munden qytetarët t’i besojnë së pari shkencës dhe të vaksinohen në numër sa më të madh”, tha Tateshi.