ASH-AAA dorëzon tekstin e Ligjit për Shtetësi tek grupi parlamentar i LSDM-së

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka dorëzuar tekstin e Ligjit për Shtetësi tek grupi parlamentar i LSDM-së, njoftoi sot kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela. Pas shqyrtimit, socialdemokratet do ta dërgojnë për mendim profesional në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Mora informatë që është i dorëzuar edhe i përkthyer edhe gjithçka dhe i është dorëzuar koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së që t`ia përcjell kryeministrit dhe Qeverisë. Besoj që ditëve në vijim do të merr epilog kjo çështje”, tha Sela.