ASH, AAA dhe BDI në Kumanovë bojkot seancës për shkak të Bojan Iliçit

Këshilltarët shqiptarë të Komunës së Kumanovës do ta bojkotojnë seancën e nesëeme të këshillit në të cilin pritet të diskutohet për vazhdimin e kontratës së Bojan Iliç, i cili ishte i punësuar në njësitin e zjarrfikësve të Kumanovës, për të cilin këshilltarët shqiptarë kanë reaguar edhe më herët, raporton News33.tv

Këshilltari i ASH-së, Osama Muadini ishte pikërisht ai që denoncoi dhe kundërshtoi ashpër punësimin e Iliçit.

Ai dit më parë mes një debati të tensionuar në sallën e këshillit me foton e Almirit kundërshtoi vazhdimin e kontratës së vëllait të vrasësit të djaloshit 4 vjeçar.

Kundër këtij vendimi janë edhe këshilltarët e Alternativës po edhe të BDI-së.

Nga BDI-ja thonë se nëse nesër diskutohet për këtë çështje ata do ta lëshojnë mbledhjen.

“E keni të sigurt, nëse është pikë e rendit të ditës është vazhdimi i kontratës së Bojan Iliç në koordinim me këshilltarët e tjerë të BDI-së do e lëshojmë mbledhjen”, thanë nga BDI-ja për News33.