ASH-AA dhe BDI premtojnë mbështetjen për uljen e çmimit të rrymës elektrike


Këshilli organizativ i prot*estave kundër vendimit të fundit për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka takuar sot kordinatorët e grupeve parlamentare të BDI-së dhe koalicionit Aleanca-Alternativa, prej të cilëve thanë se kanë marë mbështetje për realizimin e kërkesave të tyre. Krenar Osmani nga ky këshill, tha se grupi parlamentar i LSDM-së në momentet e fundit kishte anuluar takimin pa dhënë asnjë sqarim ose datë tjetër për takim.

Krenar Osmani
“Të dy takimet rrezultuan mjaft të suksesshme, na dhanë përkrahje të plotë pa rezervë, presim vetëm të kordinohemi gjatë javës që vjen për mënyrën e arritjes së implementimit të kërkesave tona. Ndërkohë që ne vazhdojmë me protestat tona deri në zbatimin e kërkesave tona. Ndërkohë duke qenë në takime, në mënyrë shumë të çuditshme, na u anulua takimi me LSDM-në, në minutat e fundit u anulua, pa na caktuar asnjë termin për takimin e ardhëshëm”.

Osmani përsëriti kërkesat të cilat i kanë shtruar edhe para grupeve të partive parlamentare shqiptare, ndërsa tha se do të vazhdojnë me protestat deri në përmbushjen e tyre. Protesta e rradhës do të mbahet të premten, ndërsa për rrjedhën e saj do të sillet vendim gjatë ditëve në vijim.

Krenar Osmani
“Kërkesat janë siç vijojnë, heqja apo anulimi I shtrenjtimit të fundit të energjisë si dhe lirim prej 46% të kilovatit të rrymës, ulja e TVSH për energjinë nga 18 në 5%, zhbërja e KRE si trup rregullator pasi deri tani as edhe një interest ë vetëm të taksapaguesve të këtij shteti nuk e ka mbrojt, ajo është në shërbim të oligarkëve këtu kshuqë nuk ka logjikë funksionimi I saj këtu me paratë tona. Një nga kërkesat është edhe anulimi I monopolist të EVN-së dhe hapja e tregut të lirë”.

Përveç këtyre, Lëvizja “Boll mo” kërkon edhe formimin e një trupi arbitrar që do të ndjekë punën e kompanisë distribuse EVN, ankesat e qytetarëve për orëmatësit, faljen e borxhit për rastet sociale, si dhe faljen e normave të interesit për shtresat e tjera të popullatës.