Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në intervistën e tij për gazetën LAJM, kishte shprehur qendrimin e tij lidhur me koalicionet parazgjedhore mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase. Ai, ka vlerësuar se akoma nuk ka ardhur koha për bashkëpunime të tilla.
“Nëse ndodhin koalicionime të tilla, ajo janë vulë tradhëtie”, ishte shprehur Sela, muaj më parë dhe kishte shtuar se çështja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut akoma nuk është zgjidhur. Duke aluduar në koalicionimin mes BDI-së dhe LSDM-së në zgjedhjet e fundit lokale, Sela thotë se bashkëpunime të tilla nuk janë risi dhe kanë ndodhur edhe në kohën e ish-Jugosllavisë. Megjithatë, kreu i ASH-së porositi që të shtohet presioni i shqiptarëve kundër këtyre bashkëpunimeve.
Në videon më poshtë mund të ndiqni deklaratën e Selës për koalicionet e përziera entikisht, që e ka bërë në intervistën për gazetën LAJM më 28.11.2019.