ASH: 100 Ditë rrena (VIDEO)

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët përmes një aktiviteti para Kalasë së Shkupit ka përkujtuar 100 ditëshin e qeverisë dhe premtimet, sipas tyre të parealizuara nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas Oner Ajdinit, kryetar i FRASH’it, ky aktivitet synon t’ua përkujtojë qytetarëve premtimet e bëra nga partia e Ahmetit në fushatë, pikërisht në vendin ku ata e filluan fushatën për “kryeministër shqiptar” me slloganin e famshëm “PSE JO”. Kësaj, të rinjtë e Aleancës iu përgjigjën me moton “100 ditë rrena” dhe me figurën e dhelprës.

“Ja ku jemi në të njëjtin vend ku ishin perfaqësuesit e partisë në pushtet. Ne nuk kemi bërë asgjë përveç se kemi sjellë para syve të opinionit, atë që premtoi BDl para 100 ditëve. Fushata e tyre para 100 ditëve ishte me një shqiponjë të deformuar, por në realitet shqiponja nuk njiihet për mashtrime e rrena. Simboli më i mirë i fushatës së BDl’së në këto ditë është dhelpra dinake”, thotë Omer Ajdini, i pari i të rinjve të Aleancês për Shqiptarët.

https://www.facebook.com/watch/?v=3393984814033580