“Asgjë nuk mund të bëjmë veçse të shikojmë foshnjat të vdesin”, krizë në spitalet afgane


Në një spital të Ghorit në Afganistan, nuk ka asnjë ventilator të vetëm që funksionin, gjë që e bën shumë të vëshirë mbijetesën e fëmijve të sëmurë.

Nënat mbajnë tuba oksigjeni pranë hundës së foshnjave të tyre sepse maskat e krijuara për t’iu përshtatur fytyrave të tyre të vogla nuk janë të disponueshme dhe gratë po përpiqen të plotësojnë atë që duhet të bëjë stafi i trajnuar ose pajisjet mjekësore.

Çdo ditë, 167 fëmijë vdesin në Afganistan nga sëmundje të parandalueshme, sipas fondit të OKB-së për fëmijë Unicef ​​- sëmundje që mund dhe duhet të kurohen me mjekimin e duhur.

Dhomat e shumta janë plot me fëmijë të sëmurë, të paktën dy në çdo shtrat, trupat e tyre të vegjël të shkatërruar nga pneumonia. Vetëm dy infermiere kujdesen për 60 fëmijë.
Në një dhomë, të paktën dy duzina foshnjash janë në gjendje të rëndë. Fëmijët duhej të ishin nën monitorim të vazhdueshëm në kujdesin kritik – e pamundur në këtë spital.
Një repart në spitalin në provincën Ghor të Afganistanit, ku oksigjeni është në mungesë
Kujdesi shëndetësor publik në Afganistan nuk ka qenë kurrë adekuat dhe paratë e huaja që e financuan pothuajse tërësisht u ngrinë në gusht 2021 kur talebanët morën pushtetin.
Tani ndalimi i fundit i talebanëve për gratë që punojnë për OJQ-të do të thotë se po bëhet më e vështirë për agjencitë humanitare të operojnë, duke vënë në rrezik edhe më shumë fëmijë dhe foshnje.
“Edhe unë jam nënë dhe kur pashë foshnjën të vdiste, u ndjeva sikur humba fëmijën tim”, tha infermiere Edima Sultani.