Asani: Prokuroria të ndërmarrë masa, është shkelur ligji për trashëgimi kulturore

Pllakat e gjetur në lokalitetin arkeologjik “Shkupi antik” kanë vlerë të jashtëzakonshme për trashëgimin kulturore shqiptare, vlerëson drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore Kulturore, Skender Asani.

Asani, për “TV21” brengoset se edhe këto dy pllaka mund të kenë fatin e mijërave artefakteve të tjera që janë zhdukur ose zhvendosur nëpër muze, por kanë mbetur të pa prezantuara dhe të pa interpretuara shkencërisht.

Zhdukja e tyre mund të ndodhë për shkak se, siç thekson Asani, shqiptarët në Maqedoni nuk kanë asnjë muze të etno-kulturës ku do të mund t’i prezantojnë artefaktet. Për rasti e pllakës me mbishkrimin “Dardanus” Asani tha se Prokuroria Publike duhet të ndërmarrë masa ndaj atyre që kanë dhënë leje ndërtimi e kështu janë shkelur ligjin e trashëgimisë kulturore.