Dita e tretë nga tra*gjedia në Tetovë, institucionet ende nuk tregojnë cila kompani ka dhënë ditë jeshile që Kovid Qendra modulare në Tetovë i plotëson të gjitha kushtet për të pranuar pacientë. Ministri në dorëheqje, Venko Filipçe refuzoi të tregojë cila kompani ka qenë e autorizuar të bëjë mbikëqyrjen e montimit të llojit të këtillë të spitaleve modulare. Edhe nga Ministria e punës dhe politikës sociale nuk zbulojnë cila është kompania. Kjo ministri paraqitet si nënshkruese e marrëveshjes me kompanitë Brako dhe Tom dhe Arti që i kanë ndërtuar spitalet modulare në mbarë vendin.
Por, edhe pse marrëveshjet e nënshkruara për montim dhe pajisje të objekteve janë publike, as në internet faqen e Ministrisë së punës dhe politikës sociale e as në faqen e Byrosë për prokurime publike nuk ka informatë cila është kompania që ka bërë mbikëqyrjen e procesit dhe që ka dhënë dritë jeshile se objektet i plotësojnë kushtet për të pranuar pacientë me Kovid.
Ju njoftojmë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin që ka, dhe është pjesë e procedurës së hetimit të Prokurorisë dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Kr*imit të Organizuar dhe Ko*rrupsionit, përfshirë dokumentet për të cilat kërkoni informacion – njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Prokuroria për Kr*im të Organizuar dhe Ko*rrupsion tashmë ka njoftuar se ka hapur rast nga një informacion i marrë, dhe se do ta kontrollojë procedurën për realizimin e prokurimeve publike për ndërtimin e spitaleve modulare në të gjithë Maqedoninë. Dje, Byroja e Prokurimit Publik dhe Ministria e Punës lëshuan një urdhër për dorëzimin e të gjithë dokumentacionit, që lidhet me montimin e 19 KOVID objekteve modulare.
Prokuroria do të analizojë nëse dokumentacioni për prokurimin publik të kryer është i përshtatshëm me dokumentacionin teknik, për ndërtimin e këtij lloji të objekteve. Nga Banka Botërore, e cila është kreditorja e këtij projekti, dje tha se he*timi i tr*agjedisë po kryhet nga institucionet në vend, dhe ata do ta monitorojnë nga afër procesin përmes zyrës së tyre në Shkup. Kompania “Brako” që i montoi qendrat KOVID tha se ato ishin ndërtuar në përputhje me të gjitha standardet, dhe Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kishte vetëm lëshime estetike dhe të parëndësishme, që janë korrigjuar.