As seancë, as datë të re: dështoi edhe përpjekja e dytë e Këshillit Gjyqësor për të zgjedhjen e kryetar të ri

Dështoi edhe përpjekja e dytë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, pasi Vesna Dameva u shkarkua nga posti i saj. Seanca e caktuar për në orën 11 nuk është zhvilluar, ndërsa mësohet se do të ketë vonesë 30 minuta para fillimit. Arsyeja zyrtare e vonesës nuk dihet, por jozyrtarisht është se nuk ka shumicë për të zgjedhur të parin e Këshillit.

“Seanca është shtyrë, pa treguar arsyet, rëndësi ka vetëm që të njoftoheni se nuk do të ketë seancë”, tha sigurimi para dyerve të Këshillit Gjyqësor, kur përfaqësues të organizatës joqeveritare “Koalicioni për një gjykim të drejtë” tentoi të hynte.

Ndryshe nga hera e parë, këtu nuk pati asnjë tentativë për fillimin e seancës dhe as votim për ta ricaktuar atë për datë të re. Makfax u përpoq të merrte informacion në lidhje me arsyetimet e vonesës, por nuk arriti të binte në kontakt me zyrtarët e Këshillit Gjyqësor.

Në Këshillin Gjyqësor ka dy tabore. Edhe në seancën e fundit ata ishin të ndarë. Disa ishin për shkarkimin e Damevës, të tjerë kundër. Ndarja ishte edhe në seancën e fundit, kur u votua për shtyrjen e saj.

Nëpër koloare po spekulohet se pasardhës i kryetares do të jetë Sashko Georgiev. Por do të zgjidhet kur të arrihet marrëveshje mes anëtarëve në një mbledhje dhe më pas ta prezantojnë atë para publikut.

Shkarkimi i Damevës u prit me kritika.

Përndryshe, më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Zëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj./portalb