Artistja kanadeze e tatuazheve shpjegon pse nuk duhet që ta bëni tatuazh emrin e fëmijës suaj


Një artiste tatuazhesh ka shpjeguar pse nuk duhet që ta shkruani emrin e fëmijës suaj në lëkurë dhe arsyen pse nuk mund ta bëni këtë, gjë e cila mund t’ju habisë. Sabrina Rogers-Anderson, nga Kanadaja, ka bërë jetesën nga vizatimi i tatuazheve të ëndrrave të njerëzve të ndryshëm dhe ajo ka dëgjuar çdo kërkesë që ju mund të mendoni, shkruan Mirror. Ajo tha se shkrimi i emrit të të dashurit apo të dashurës është një ide e keqe, por shkrimi i emrit të fëmijëve tuaj nuk është gjithashtu diçka mençur – edhe pse jo për të njëjtën arsye.

Sabrina tha se ndërsa zemra juaj mund të jetë në vendin e duhur, fëmijët tuaj më shumë se gjasa do të mendojnë se është e turpshme të shohin emrin e tyre në shpinën tuaj ndërsa ata rriten. Duke folur me ueb-sajtin e prindërve Netmums, ajo tha: “Ka një shans të mirë që fëmijët tuaj të pendohen për vendimin tuaj kur duhet të ecin në plazh me ju dhe shkrimin gjigant të emrit të tyre mbi shpinën tuaj”.

“Bizneset e heqjes së tatuazheve me lazer dhe mbulimit të tatuazheve të emrave po lulëzojnë për një arsye”, kishte shtuar tutje ajo. Sabrina vazhdoi të shpjegojë se sa popullor është trendi duke përmendur disa nga të famshmit që kanë ndjekur atë rrugë, duke përfshirë Drew Barrymore. /Telegrafi/