Artisti shqiptar çmend grekët, performanca e tij pushton rrjetet sociale brenda pak minutash (FOTO)

Artisti nga Prishtina, Astrit Ismaili i ka surprizuar të gjithë me pamjen dhe performancën në Bienalen e Athinës, tema e së cilës këtë vit ishte “Eklipsi që ëndërron dritën”. Performanca e tij përfshinte muzikë dhe interpretim dhe ai u prezantua si “Miss Kosova”, i veshur me një fustan që tërhoqi gjithë vëmendjen. Ai publikoi në “Instagram” disa fotografi dhe video nga shfaqja, ndërsa shpjegoi me se si e kishte konceptuar performancën e tij.

“Ishte një nder të hap @athensbiennale 7 si alter-ego ‘Miss Kosova’. Alter-ego është nxjerrë nga performanca MISS e cila ndër të tjera merret me nocionin ‘Creative when Limited’ duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ‘Miss Kosova’ në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku queer janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj!”- sqaroi ai.