Artisti brazilian akuzon për kopjim të veshjes së Ronela Hajatit me të cilën ajo u shfaq në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka marrë vëmendje të madhe para performancës në Eurovision 2022.

Krahas një performanca energjike me grupin e baletit, Ronela është komentuar edhe për veshjet e saj unike dhe plotë stil.
E tillë ajo u shfaq edhe në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022 që u mbajt të dielën (8 maj) në Torino të Italisë.

Në krye të delegacionit shqiptar, Ronela shkëlqeu e veshur në një fustan të kaltër me detjae shumëngjyrëshe të kombinuar një kapele të madhe në kokë.

Por, për këtë dukje të këngëtares shqiptare ka reaguar një artist brazilian i njohur si ilustrues, Pedro Leopoldo, i cili ka akuzuar për kopjim të veshjes nga ai.