Artistët kombëtar bëjnë thirrje për unifikim rreth kryeministrit shqiptar (VIDEO)

Artistët janë ata që kanë mbështetur Revolucione të mëdha botërore dhe përveç se kanë arritur të ndryshojnë botëkuptimin në opinion, përmes artit dhe krijimtarisë kanë arritur të shembin dhe ndërrojnë sisteme shoqërore. Artistët e vendit tonë nuk e kanë kursyer vehten asnjëherë që të bëjnë më të mirën për kombin dhe proceset e ndryshme kulturore të cilat shpesh kanë qenë të lidhura edhe me vendime të rëndësishme politike në të mirë të avancimit tonë si komb.

Në të vërtetë vendi ynë është i vogël por ka emra personalitetesh të shkëlqyer në art. Ndonëse thuhet se artistët i takojnë gjithë popullatës dhe arti i tyre është gjithpërfshirës pavarësisht ideve politike, fetare prejardhjes apo gjendjes sociale sërish ata çdohetë kanë folur me gjuhën e zemrës dhe janë rreshtuar në përkrahje të ideve që për ta paraqesin avancim kombëtar e institucional. Kësaj radhe, artistët tanë me mbi 20 vite karrierë mbështesin kryeministrin e parë shqiptar duke bërë thirrje për bashkim me 15 korrik me moton “Realizo ëndërrën”