Artim Shaqiri emërohet trajner në Zvicër


Artim Shaqiri trajneri i Schaffhausen në Zvicër. 47-vjeçar, i cili karrierën në krye të një stoli e ka nisur te Shkëndija e Tetovës, për ta vijuar në Kategorinë Superiore te Kukësi dhe në Superligën e Kosovës te Flamurtari i Prishtinës, nis një përvojë të re në skuadrën e Challenge League, niveli i dytë më i lartë në futbollin helvet.

Shaqiri do të marrë vendin e lënë bosh nga Murat Yakin, i cili u emërua në krye të përfaqësueses së Zvicrës pas largimit të Vladimir Petkovicit, që mori drejtimin e Bordeaux.
“FC Schaffhausen gjeti pasardhësin e Murat Yakin, trashëgiminë e të cilit e mori Artim Shaqiri,” – thuhet fillimisht në komunikatën e e klubit. – “FC Schaffhausen mirëpret ngrohtësisht Artimin në Munotstadt dhe i uron suksese në shtëpinë e tij të re”.