Shumë njerëz kohëve të fundit janë duke shpërndarë një artikull të botuar në vitin 2009. Ekonomisti francez Jacques Attali, në këtë vit për L’Express shkruante se si frika që shkakton një pandemi mund të kthehet në një mekanizëm mbrojtës dhe kontrolli për të ardhmen.
Sipas tij historia ka mësuar se njerëzimi ka evoluar kur ka frikë për shkak të mekanizmave mbrojtës që krijon.
Ai sugjeronte se një pandemi e madhe do rriste vetëdijen për shtetet dhe kjo ishte e nevojshme pasi sipas tij duhet që të mësohet nga gabimet dhe të krijohen mekanizmat e kontrollit.
“Nëse epidemia është pak më serioze, e cila është e mundur, pasi është e transmetueshme nga njerëzit, do të ketë pasoja me të vërtetë planetare: në ekonomi (modelet sugjerojnë që kjo mund të çojë në një humbje prej 3 trilion dollarësh , d.m.th. një rënie prej 5% e PBB-së globale) dhe në politikë (për shkak të rrezikut të infektimit, vendet e Veriut do të kenë interes të sigurojnë që ata në Jug të mos jenë të sëmurë, dhe ata do të duhet të sigurojnë që më të varfrit të kenë qasje në barnat që ruhen vetëm për më të pasurit); një pandemi e madhe do të rrisë vetëdijen, më mirë se çdo ligjërim humanitar apo ekologjik, për nevojën e altruizmit ose të paktën të interesit vetjak”-shkruante ai.