Kompania “Golden Art” vazhdon ndërtimin e banesave në lokacionin arkeologjik në Shkup, ku u gjet pllaka me mbishkrimin “Dardanus”. I pyetur se çfarë po ndërmarrin për të mbrojtur vendin ku u gjetën varreza ilire, zëvendësministri i Kulturës, Sadat Sulejmani thotë se nuk ka informacione në lidhje me rastin. Ai na tha të drejtohemi me pyetje me shkrim në Ministrinë e Kulturës, ku TV21 tash e një javë veç se ka dërguar pyetje, por që për të njëjtat ende nuk kemi përgjigje.
“Në lidhje me atë pyetje unë pata edhe nga gazetarët tjerë, por i udhëzova që të marrin me shkrim prej Ministrisë së Kulturës. TV21: Kemi dërguar pyetje ka gati një javë. Besoj se afatet ligjore do t’i respektojnë edhe përgjigje do të keni. TV21:Për sa ditë duhet të presim përgjigje? Për 15 ditë e kanë patjetër të japin përgjigje. TV21: Ju si zv/ministër çfarë do të ndërmerrni për këtë? Nuk e di nuk kam njohuri, ky është një projekt i cili ka filluar, në kohën kur unë kam filluar si zv/ministër edhe nuk kam detaje në këtë drejtim”, theksoi Sadat Sulejmani, zëvendësministër i Kulturës.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1144273087411674/?ref=embed_video