Artan Hoxha: Pse në Dubai jetojnë bosët kryesorë të drogës  

Duke folur për rastin e Eldi Dizdarit, i arrestuar  nga Interpol për trafik të lëndëve narkotike, gazetari Artan Hoxha tha se Dubai  ishte vendi i preferuar i bosëve të trafikut të kokainës.

Hoxha tha se Eldi Dizdari është vendosur atje pas konfliktit me Ervin Mataj më 4 tetor të vitit 2018 në zonën e ish-bllokut.

“Ai është vendosur në Dubai pas ngjarjes. Në Dubai jetojnë bosët kryesorë të trafikut të kokainës. Grupet kryesore shqiptare që merren me trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë janë zhvendosur atje për të investuar sepse kanë fituar shuma marramendëse dhe për t’ju larguar vëmendjes. Shqipëria për ta është problem i konflikteve me njëri-tjetrin, nuk është problem autoritetesh”, tha Hoxha./Opinion.al