Artan Hoxha nxjerr një tjetër FOTO të Ahmetajt: Po pret avionin në një vend të BE

Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë një tjetër foto të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Në rrjetet e tij sociale ai ka postuar foton e Ahmetajt duke konsumuar një kafe, në një ambient që Hoxha thotë se është një aeroport. Sipas tij, deputeti socialist nuk ka ikur shumë larg nga Shqipëria, madje as nuk e ka kaluar Mesdheun.

“Mbani frymen njerez… Gjuetia per njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, po vazhdon cep me cep te planetit… Te henen paradite, menjehere sapo publikova lajmin se: “Ata” lart, kerkuan arrestimin e ish-numrit 2 te qeverise shqiptare, pasi u siguruan se ai e kishte kaluar kufirin shtetror shendoshe e mire,…. makineria e rende e prapagandes, u hodh ne veprim. Specialiste dhe eksperte u shfaqen ne mediat kombetare, duke kembengulur 100%, se lajmet per largimin e Ahmetajt ishin te paverteta.

Madje informonin opinionin publik me “bindje te plote”, se e kishin te konfirmuar nga “dy burime” te sigurta, qe Arben Ahmetaj nuk e kishte kaluar kufirin shteteror. Pak me vone, ne mediat informative u shfaq nje lajm i dyte, qe vazhdonte te njejten linje. Informacioni per largimin e Ahmetajt, para se SPAK t’i niste kerkesen per lejimin e arrestimit te tij, parlamentit te Shqiperise, nuk ishte i vertete. Kete gje e kishin te konfirmuar nga avokatet e ish-zv/kryeministrit. Diku nga mbremja, doli varianti tjeter.

Sipas versionit te ri, “Ahmetaj nuk mund te largohej, pasi kishte vendosur te perballej fort me drejtesine e re dhe kundershtaret e tij”.. Ne fakt Ahmetaj, tashme e ka kuptuar qarte ke ka kunder dhe se e duan me patjeter, brenda qelise burgut per te qene te sigurte se ai nuk do t’u hape telashe. Sigurisht, kur publikova lajmin per largimin e Ahmetajt, nuk e kisha te konfirmuar as nga “dy burime” te shterura nga vapa e meskorrikut, as nga “çezma” te mbushura nga “uji i patronazhisteve”.

Te henen ne mbremje, publikova fotot-prove, ku Arben Ahmetaj, shfaqej mesditen e te premtes se 7 korrikut 2023, duke kaluar ne piken e kalimit kufitar me Greqine, ne Kakavije. Ahmetaj, u fotografua ndersa kishte zbritur nga automjeti i tij dhe po vuloste pasaporten shqiptare te policet greke te kufirit. Njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, po udhetonte i vetem drejt nje vendi te BE-se, i veshur sportiv, me atlete te kuqe, pantallona te shkurtra dhe bluze verore.

Qe nga ajo dite, vendodhja e Ahmetajt u kthye ne nje çeshtje me te madhe se vete çeshtja e madhe ne hetim te tij. Nga e hena ne mbremje, per 48 ore rresht, eshte thene se, Ahmetaj ka shkuar me strehim nga Kanadaja ku i pulsoka telefoni, ne Venezuela, Uruguaji, disa arqipelage ekzotike ne Ameriken Latine, Dubai, Maroku, Ishujt Maldive, Bali, e deri ne Japoni. Ne fakt, njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, qe ka trazuar te gjithe eliten politike dhe opinion publik ne vend, rezulton te jete shume me afer. Nuk e ka kaluar oqeanin, as ate Atlantik per ne hemisferen perendimore, as oqeanin Indian, per ne Lindjen e Larget… Madje nuk e ka kaluar as detin Mesdhe…

Me poshte, ne foto, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke shijuar kafen, ndersa eshte tranzit ne njerin nga aeroportet e BE-se. Ku ndodhet ish-zv.kryeministri? Meqenese eshte aeroport shume i rrahur nga shqiptaret, besoj ndonje nga specialistet apo ekspertet e fushes, te angazhuar fuqimisht keto dite, mund te me ndihmoje per cilin aeroport behet fjale, deri sa une ta “konfirmoje nga dy burime” serioze… E sigurt se fotot nuk jane realizuar nga satelitet Albania 1 dhe Albania 2, te qeverise Shqiptare…” – shkruan Hoxha.