Artan Hoxha mes parcelave me ka*nabis: Përshëndetje zoti Kryeministër, e garantuam edhe një vit brand-in “Made in Albania”

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha është futur mes parcelave me kan*abis në veri të vendit, prej nga ndan fotografi dhe video.

Pamjet janë filmuar gjatë ditës së djeshme, e premte 2 tetor.
“Mirëmëngjes Shqipëri… Me kasketë të vjetër, në kan*abisin e ri. Në pyjet me ka*nabis ka jetë. Përshëndetje zoti Kryeministër. Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania. Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord. Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës”, shkruan Hoxha, i cili paralajmëron histori ekskluzive.

Në vijim shton ironikisht, “A kemi zgjedhje përpara apo jo?!”
Ai ndan video dhe thotë se një jelek antip*lumb nuk është kurrë i tepërt.
“Ky është pylli i vërtetë orbital i Green Albania, që pasi të korret, do të mbjellë “beton orbital” në kryeqytetin e Lali Erit… Plot mor plot, u th*ye “bredhi” nga boçet, aq i mbarë është prodhimi. Dhe pastaj thoni, pse në Shqiperinë ku popullsia zvogëlohet, papunësia rritet, rroga e administratës mbetet qesharake industria e ndërtimit vetëm lulëzon, ndërsa çmimi i apartamenteve dhe lokaleve luksoze, vetëm rritet”, shkruan Hoxha.