Pas shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria do të fokusohet me të gjitha forcat për të ofruar jetë më të mirë për qytetarët, tha zv.kryeministri i parë Artan Grubi kur u pyet a do të hapet debati për ndryshimin e simboleve shtetërore, që nuk reflektojnë karakterin multientik të shtetit.
Grubi u pyet nga gazetarët se a mendon që pas shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit të hapni debatin për ndryshimin e simboleve shtetërore, si himni, stema dhe flamuri që nuk reflektojnë karakterin multietnik të shtetit, Grubi tha se në fillim do të fokusohemi në shënimin e 20 vjetorit…
Artan Grubi
“Do të fokusohemi në shënimin e 20 vjetorit, ndërsa pas 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit vlerësoj që të gjitha prioritetet për të cilat mund të diskutohen gjithsesi se jemi të hapur, por sinqerisht ju them që nga dëgjimi i qytetarëve, nga analizimi i të gjitha anketave që prioritetet e qytetarëve janë jeta më e mirë, agjenda e gjelbërt, janë punësimi, zhvillimi i ekonomisë, integrimi në Bashkimin Evropian sa më shpejtë, lu*fta kundër ko*rrupsionit, drejtësia selektive. Prandaj do të duhet të përqëndrohemi me të gjitha forcat tona që t’ju bëjmë jetën më të mirë qytetarëve tanë.”