Zv.kryeministri i parë Artan Grubi përmes rrjetit social facebok ka njoftuar se sot so të hidhet gudthemeli i fabrikës E-Go në Tetovë
Artan Grubi:
“Ditë e madhe na pret sot në përvjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit.
Sot në ora 12 vendosim gurëthemelin e fabrikës me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë.
Investimi në vlerë prej 130 milion euro do të krijojë 900 vende të reja pune drejtëpërdrejt në Tetovë dhe Pollog si dhe mbi 3.000 punësime indirekte nga kompanite vendore të cilat do të bashkëpunojnë me investitorin, ndërsa pritjet janë që qarkullimi në vitet e fundit me prodhim në kapacitet të plotë të arrin deri në 720 milion euro.
Në foto, futbollisti brazilian Neymar promovon modelin e ri të e.GO Mobile në Berlin.
Ndërsa në mbrëmje, shihemi në Peace Festival me fillim në ora 21:00 në sheshin Skenderbeu!”