Zëvendëskryeministri Artan Grubi ngushëllon familjen dhe miqt për vdekjen e veprimtarit Rafi Halili.
Citojmë: Sot u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Rafi Halili duke lënë pas vetes shembullin e një atdhetari të përkushtuar që çdoherë iu përgjigj kauzës së drejtë për liri e barazi të popullit të tij nga demonstratat e vitit 1968 në Kosovë e deri në kërkesën legjitime për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nën petkun e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj familjes dhe bashkëveprimtarëve të Rafi Halilit!