Artan Grubi me lajm të mirë për energjinë elektrike

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi ka ndarë një lajm të mirë me qytetarët e vendit ku në seancën e qeverisë janë ndarë 50 milion € për energji elektrike dhe 50 milion € për rrjetet е ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin që në dispozicion të Shoqatës aksionare për prodhimin e energjisë elektrike “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” të vendosim mjete financiare në vlerë prej 3.100.000.000 denarë, të destinuara rreptësisht për rritjen e sasisë së prodhimit të energjisë elektrike dhe për sigurimin e lëndëve bazë për këtë qëllim, si qymyr, mazut dhe mjete tjera të nevojshme.” shkruan Grubi.

Zëvendëskryeministri, Grubi më tej shton se qeveria gjithashtu, në fokusin e kësaj seance kishte edhe rëndësinë e madhe të investimit në rrjetet е ujësjellësit dhe kanalizimit në komunat e vendit, me ç’rast miratuam tekstin e propozim ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Europiane për investime në kuadër të Marrëveshjes Financiare për Projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore komunale në Maqedoninë e Veriut, me të cilin do të sigurohen 50.000.000 euro investim kapital./Top24
https://facebook.com/ArtanGrubi/posts/623703352452520