Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ka shpërndarë disa fotografi në profilin e tij në FB, gjatë takimit me banorët e Çegranit, ku ka bërë thirrje që të votohet masovikisht Nevzat Bejta, që sipas tij vota për Bejtën nënkupton një të ardhme të re të Gostivarit.
“Kërkuam mbështetjen e banorëve të Çegranit që projektet e agjendës së blertë të fillojnë rrugëtimin e realizimit dhe të sjellin ndryshimin që meriton Çegrani.
Më 31 Tetor vota për Nevzat Bejtën nënkupton kapitull të ri zhvillimi dhe jetë më cilësore në çdo vendbanim të Gostivarit. Ta fuqizojmë Gostivarin”, ka shkruar Grubi.