Artan Grubi ka biseduar me prindërit e Ëmblës

Zv.kryeministri Artan Grubi ne FAcebook ka shkruar: I shqetësuar nga rasti i Ëmblës së vogël në SH.F. “Bashkimi” në Gostivar, kontaktova sot përmes telefonit prindin e saj për ti shprehur mbështetje familjes dhe vajzës së tyre duke vendosur në veprim të gjitha mekanizmat në mbrojtje të së drejtës së arsimit inkluziv.
Implementimi i parimeve të inkluzivitetit është obligim i çdo shkolle dhe institucioni, përgjegjësi morale e çdo njeriu dhe bazë e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë mbi vlerat e larta njerëzore.
Përgëzova ministrin e arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqirin për intervenimin e menjëhershëm pas denoncimit të këtij rasti dhe rikthimin e Ëmblës së vogël aty ku e ka vendin, në shkollën e saj bashkë me fëmijët e tjerë.