Artan Grubi: I tmerruar nga rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimës.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë punuar intenzivisht për ta zbardhur rastin që tronditi gjithë shoqërinë duke sjellur para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi makabër.

Individë të caktuar në rrjete sociale po përpiqen ti japin dimension etnik këtij krimi dhe kjo tendencë paraqet krim të dyfishtë.

Familja dhe e gjithë shoqëria janë në dhimbje dhe mosbesim, ndaj dhimbjen me të gjithë, ndërsa bashkarisht duhet ti shporrim nga mesi jonë vrasësit, komplotistët dhe nxitësit.