Artan Grubi hedh votën e tij: “Ditë e mirë sot për të votuar dhe për të shprehur vullnetin tonë politik për katër vitet e ardhshme”

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, para pak minutash përmes një postimi në FB, hodhi votën e tij për këto zgjedhje lokale.

“Ditë e bukur për të votuar dhe për të shprehur dhe përsëritur vullnetin tonë politik lokal për katër vitet në vijim.
Zgjedhjet lokale kanë rëndësi të veçantë për përditshmërinë në lagjet tona, por edhe për ndërtimin e partneritetit me institucionet qëndrore në mënyrë që të realizojmë proektet e premtuara para qytetarëve”, ka shkruar Grubi.