Artan Grubi: “Era helmuese e rusinos po zavendësohet me erën e fitores në Gostivar“

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, përmes një postimi në FB, ka shpalosur takimin e sotëm me banorët e lagjes së re në Gostivar.
Grubi thekson se era e deponisë rusino do të zëvendësohet me erën e fitores së Nevzat Bejtës në Gostivar.

“Era helmuese e Rusinos po zëvendësohet me erën e shpresës për fitore në Gostivar.
Sot diskutuam me qytetarët e Lagjes së Re dhe më herët edhe me aktivin politik të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar për punët që na presin bashkë pas 31 tetorit.
Rrugët e suksesit i kemi bërë gjithmonë bashkë dhe sot kërkojmë përkrahjen maksimale për Nevzat Bejtën që të vazhdojmë të shënojmë një nga një sukseset e reja të jetës cilësore në të gjithë Gostivarin”, ka shkruar Grubi.