Artan Grubi: “E përgëzoj autorin Kudusi Lama që në mënyrë unike vazhdon të pasurojë bibliotekat tona kombëtare”

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi sot qëndroi në Universitetin e Tetovës. Ai ishte i pranishëm në sallën ku autori dhe profesori Kudusi Lama solli sot në këtë universitet dy botimet e tij më të reja, “Nëna ime Mihane Lama” dhe “Rexhep Qosja – filozof, ideolog dhe politikan i çështjes kombëtare”.

Grubi tha se bashkë me Ali Ahmetin përgëzuan autorin që me qasjen e tij analitike vazhdon në mënyrë unike të pasurojë bibliotekat tona kombëtare.
Postimi i plotë i Grubit: