Zv/kryeministri i parë Artan Grubi vazhdon vizitën zyrtare në Tiranë nga ku, me krerët e institucioneve shqiptare, bën fushatën për mobilizimin e diasporës për t’u regjistruar.
Grubi sot nga takuar kryeministrin Edi Rama.
“z. Rama më priti me një porosi interesante, ai në një fletë të bardhë kishte shkruar:
htpps://census.stat.gov.mk
I nderuar për këtë pritje vëllazërore në kryeministri nga z. Edi Rama me të cilin bashkë diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe për kontestin që muajve të fundit është ri aktualizuar mes RMV-së dhe Bullgarisë finje, por pa harruar edhe temën e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Evropian.
Këmbyem mendime edhe Korridorit 8, projekt ky për të cilin z. Rama tha se në Shqipëri është prioritet i Qeverisë pasi që është në të mirën e vendit por dhe të mbarë rajonit. Me këtë rast unë e informova kryeministrin Shqiptar se edhe në Maqedoni të Veriut po punohet në drejtim që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i këtij korridori.
Me z. Rama diskutuam edhe mbi rëndësinë e procesit të regjistrimit të diasporës ku ai me këtë rast apeloi deri tek diaspora e RMV-së që sa më shumë t’i përgjigjen procesit të regjistrimit, pasi që me këtë veprim ata përmbushin një obligim moral dhe kombëtar”, shkruan Grubi.