Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga Kryeparlamentari, z. Talat Xhaferi, zv.kryeministri i parë, z.Artan Grubi dhe kandidati për Kryetar komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta takuan pjesëtarët e komunitetit turk në qytetin e Gostivarit.
Para të pranishmëve u drejtua edhe zv.kryeministri, z. Artan Grubi i cili tha që: “Ju e dini se Bejta është kryetari i parë në Maqedoni që turqishtne e bëri gjuhë zyrtare, nuk e bëri as Shkupi, as Vrapçishti, Kërçova apo diku tjetër”.
“Kemi ardhur para jush jo vetëm për të kërkuar votë ta bëjmë Nevzat Bejtën kryetar, por ta meritojmë votën tuaj. Kemi ardhur për të bërë bashkë me ju kontratë për projektet e përbashkëta për Gostivarin. Katër vite e kemi lutur kryetarin aktual për ta rregulluar deponinë Rusino, por jo nuk e bëri, pasi bënte poltikë. Ai bën karierë poltike për tu bërë kryetar partie, për tia zënë vendin Ziadin Selës. Ne si qeveri komplet qendrojmë pas Nevzat Bejtën, prandaj bëni kontratë me ne që të bëjmë shkolla, çerdhe, rrugë, ura. Ky është pazari ynë, e jo punësime familjare. Para do kohe më thirrën komuniteti turk se po ju mbyllet një paralale te Gjimnazi, e unë e thirra Milla Carovskën dhe e kthyem paralelen. Këtë nuk ua bën kryetari i komunës pa mos e pasur edhe qeverinë pas. Me këtë burrë që ri para jush, Ali Ahemti në vitin 2001, nuk u bë vetëm gjuha shqipe zyrtare, por edhe gjuha turke, u bë zyrtarë edhe flamuri juaj, kemi ministra sheipëtar e turq që nuk i kishim më parë.
BDI-së e Ali Ahmetit ia kanë parë hajrin të gjithë, prandaj bëheni bashkë me ne e të përfirojmë të gjithë sidomos Gostivari”, deklaroi Grubi.