Artan Dika: “Aj pacient që e ngrite nga vd*ekja, del i sha*në mjekët në FB”

“Zgjohesh në mëngjes. I hap sytë. Një herë të djathtin, pastaj të majtin, që me të ec dita mirë. Mandej të kujtohet se natën ke pranu një rast në urgjencë. Ka pr*erje të te*ndineve e nervave të dorës. Edhe mas 24 orëve në bollnicë, tash të duhet me vazhdu edhe do orë tjera. Duhesh me e ndreq edhe nji dorë, mandej me shku.

I mshel sytë. I çel prap. Një herë të majtin, mandej të djathtin. Tash nuk ka ma rëndësi radha se është përcaktu si ka me të shku dita. E merr mobilin. E hap. Fillon me lexu lajmet. Mes tyre lajmet për bilancin e vi*ktimave të kovidit një ditë më parë. Të bën përshtypje emri i një komentuesi. E njeh personin. Ajo sh*an mjekët se po i vr*asin pacientët. Ju kërkon llogari për probleme mjekësore, pse kjo kështu e pse kjo ashtu.

I mbyll sytë prap. I hap sytë, tash të dy në të njejtën kohë. Je i habitur. Nuk të besohet. E njeh personin. E ke patur paciente një vit më parë. Ka pas një problem shëndetësor. Është ma*ltretuar dy vjet lart e poshtë duke kërkuar derman e nuk ka gjetur. E ke operuar. Është shëruar. E çel viberin me u vërtetu se osht ajo. Në viber bëhen nja 3 screenshoot-a me faleminderime e bekime.

“Ta dimë shumë për nder” … “nuk kemi mundësi financiare me ta shpërbly” … “Allahi ta shpërbleftë” – ka shkruar para një viti. Tash është kukull, shnosh si mylla e kuqe … edhe shan mjekët nëpër FB. Nuk të besohet. I mbyll sytë. I hap prap se të thërrasin në sallë. Kaja dadën … nuk bohet ky milet. Tani nuk ka kohë me i mbyll sytë më … patjetër do jetë ditë e bukur sot.”
Artan Dika (mjek, specialist i kirurgjisë së përgjithshme, subspecialist i kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive):