Arta Toçi: Tetovë e ke obligim ndërrimin e emrave të shkollave, rrugëve…


Profesoresha Arta Toçi shkruan:

Një shoqëri multietnike duhet patjetër të reflektojë mbi multikulturalizmin e saj. Duke u nisur nga ky parim, një kryetar qyteti siç është Tetova, duhet ta ketë parasysh se ndërrimi i emrave të rrugëve, shkollave,institucioneve kulturore, etj. është obligim.

Është e pashpjegueshme gjendja me emërtimet në Tetovë, një qytet me rreth 80% popullatë shqiptare të mos identifikohet me asnjërën nga shkollat dhe rrugët. Gjimnazi Kiril Pejçinoviq, sh.m.medicinale Nikolla Shtejn, sh.m.p. Gjoce Stojçevski, sh.m.p. Mosha Pijade, sh.e mesme e muzikës Todor Skallovski, shkollat fillore: Kiril i Metodi, Bratstvo, Kikish, Goce Dellçev; rrugët JNA, Boris Kidric, Drnc, Jane Sandanski, etj; shtepia e kultures Ilo Antevski Smok, biblioteka e qytetit Koço Racin, e shume institucione tjera në të cilat ecin, mësojnë, lexojnë, ndjekin manifestime kulturore 80% e një popullate që nuk e kanë idenë kush ishin ata.

Për një kryetar, ndërrimi i tyre duhet të jetë mision!