Arta Toçi: Mbështesim idenë fituesi me fituesin

Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët thotë se kjo parti e mbështet idenë “ fituesi me fituesin”, pas zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit. Duke mos dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për atë se a do të thotë kjo se do të bashkëpunojnë edhe me VMRO-DPMNE-në, Toçi thotë se shpreson se do të fitojnë partitë me vision pro-evropian. Ajo këtë e ka shprehur në emisionin 200 në Alsat-M.

Sipas saj, BDI-ja për të është shembull, po shembull se si nuk duhet të funksionojë një parti politike. Sipas saj duke qenë në Kuvend, por edhe në Qeveri rreth 6 muaj me BDI-në, ka parë se si BDI funksionon, si sillet dhe çfarë qasje ka duke qenë në Qeveri. Toçi thotë se as zëri nuk u është dëgjuar.